LAJMI I FUNDIT:

Mandzukic drejt rikthimit në Evropë, e duan tri skuadra italiane dhe dy gjigantët e Stambollit

Mandzukic drejt rikthimit në Evropë, e duan tri skuadra italiane dhe dy gjigantët e Stambollit

Mario Mandzukic është larguar nga skuadra Al Duhail pas një kohe të shkurtër qëndrimi në Katar.

Sulmuesi kroat iu bashkua skuadrës nga Katari në afatin kalimtar të janarit, por aventura tek ky ekip ka zgjatur vetëm shtatë muaj.


Ditë më parë Mandzukic lajmëroi se ka shkëputur me marrëveshje kontratën, teksa tani është futbollist i lirë.

34-vjeçari pritet të rikthehet në Evropë, ku nuk mungojnë ofertat për të sidomos nga kampionati italian Serie A.

Mario Mandzukic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Milan, Fiorentina dhe Benevento janë tri skuadrat italiane që janë gati t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare kroatit.

Për ish-reprezentuesin kroat në garë fuqishëm janë futur edhe dy gjigantët nga Stambolli, Fenerbahce dhe Galatasaray.

E ardhmja e Mandzukic pritet të jetë përsëri në Evropë, por tani mbetet në dorë të kroatit të vendos se cilës skuadër do t’i bashkohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori