Drejtori i FBI ka thënë se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga qeveria e Kinës paraqesin “kërcënimin më të madh afatgjatë” për të ardhmen e SHBA-së.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, duke folur para Institutit Hudson në Uashington, Christopher Wray përshkroi një fushatë përçarje shumë-palëshe.
Ai tha se Kina kishte filluar të shënjestronte shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke detyruar kthimin e tyre dhe se po punonte për të kompromentuar studimin e coronavirusit nga SHBA.
“Kina është e angazhuar në një përpjekje të plotë të shtetit për t’u bërë superfuqia e vetme në botë me çdo mjet të nevojshëm”, ka shtuar ai.
Po sipas BBC, në një fjalim gati një orë të martën, drejtori i FBI paraqiti një pamje të ashpër të ndërhyrjeve kineze, një fushatë të gjerë të spiunazhit ekonomik, vjedhje të të dhënave dhe monetare dhe aktivitete të paligjshme politike, duke përdorur ryshfet dhe shantazhe për të ndikuar në politikën e SHBA-së.
“Tani kemi arritur në një pikë ku FBI tani po hap një rast të ri kundër-zbulimit të lidhur me Kinën çdo 10 orë”, ka bërë të ditur z. Wray. “Nga afro 5,000 raste aktive kundër zbulimit që ndodhin aktualisht në të gjithë vendin, gati gjysma janë të lidhura me Kinën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'