LAJMI I FUNDIT:

Disa raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Disa raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për disa raste të dhunës në familje për 24 orë.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Gllogoc, Prizren, Rahovec, Vushtrri.


Gllogoc 05.07.2020 – 00:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

Prizren 05.07.2020 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur ish të fejuarën e tij dhe babanë e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Rahovec 04.07.2020 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 05.07.2020 – 18:00. Dy ankues kosovar, kanë raportuar se në vazhdimësi kanë dhunë psikike nga bashkëshortja e vëllait dhe dy fëmijët e saj të dyshuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/