LAJMI I FUNDIT:

Interi synon ta ‘blindojë’ Lautaron me kontratë të re dhe rritje të klauzolës

Interi synon ta ‘blindojë’ Lautaron me kontratë të re dhe rritje të klauzolës
Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Klauzola e lëshimit të Lautaro Martinez skadon të martën dhe Interi shpreson se do të jetë shkaktari që ai të shmang Barcelonën dhe të nënshkruajë një kontratë të re, të përmirësuar me klubin italian.

Argjentinasi ka një klauzolë me vlerë 111 milionë euro në marrëveshjen e tij të tanishme, por ajo mund të aktivizohet vetëm deri më 7 korrik nga klube jashtë Italisë.


Ndërsa Barca po lufton financiarisht pas shfaqjes së pandemisë së coronavirusit, ata nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë shumën e plotë, ndërsa Interi nuk e ka ndërmend të negociojnë shifrën e klauzolës.

Barcelona ka kohë deri më 7 korrik ta paguajë klauzolën e Lautaros, katalunasit nuk kanë para për të bërë këtë gjë
Lexo po ashtu Barcelona ka kohë deri më 7 korrik ta paguajë klauzolën e Lautaros, katalunasit nuk kanë para për të bërë këtë gjë

Sipas gazetës Tuttosport, pasi afati të kalojë të martën, Interi do t’i paraqesë Lautaros planet e tyre për të ardhmen, përfshirë një kontratë të përmirësuar.

Kjo do të dyfishonte pagën e tij aktuale, e cila është në 2.5 milionë euor në sezon plus bonuse në lidhje me performancën.

Kontrata gjithashtu do të zgjatet nga 2023 në 2024 dhe është e mundur që ata do të synojnë të rrisin klauzolën e lëshimit përtej 111 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori