LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahçe nis bisedimet me dy lojtarët e Barcelonës

Fenerbahçe nis bisedimet me dy lojtarët e Barcelonës

Skuadra e madhe turke Fenerbahce ka dështuar këtë edicion për të fituar trofe.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit nga viti i ardhshëm të mendojnë për përforcime të mëdha për ta ndërtuar një skuadër konkurruese.


Gjiganti turk ka nisur bisedimet me dy futbollistët e Barcelonës, të cilët këtë edicion ishin të huazuar.

Fjala është për mbrojtësit Moussa Wague që kaloi sezonin i huazuar te Nice dhe Jean-Clair Todibo që kaloi gjashtë muaj te Schalke 04.

Klubi nga Stambolli është gati të marrë në huazim të dy lojtarët, por duke e përfshirë edhe opsionin e blerjes pas një viti.

Gjithsesi për huazimin e dy talenteve të ri, Feneri do të detyrohet t’i paguajë Barcelonës katër milionë euro.

Ndërkohë për blerjen përfundimtare pas një viti do t’i detyrohet edhe 26 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të pranojë këtë ofertë të gjigantit turk, pasi për Todibon sidomos ka shumë oferta nga klubet angleze, italiane e gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori