Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë, kanë rikthyer një nga shqetësimet e shpeshta në Kosovë rreth rrezikut për rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese si dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit të pijshëm.
Sokol Xhafa, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, thotë se për shkak të temperaturave të larta dhe reshjeve të pakta, nivelet e liqeneve akumuluese nuk premtojnë furnizim të qëndrueshëm për pjesën në vazhdim të vitit.
“Pavarësisht reshjeve të fundit që kanë ndodhur, këto dy ditë që janë temperaturat e larta për fat të keq kanë filluar të ndihen, në ditët që shkuan niveli ka arrit që të mbushet në Badovc për 1.4 metra, kurse në Batllavë për 2.54, ndërsa nëse flasim për vlera relative ne mund të themi se është 6 metër pjesa e Batllavës dhe diku 9.2 metër pjesa e Badovcit, përgjithësisht nivelet e liqeneve nuk është që premtojnë furnizim të qëndrueshëm për pjesën në vazhdim të vitit”, thotë ai.
Xhafa në një intervistë për KosovaPress, thotë se aktualisht vetëm në Lipjan është paraparë të fillohet me reduktime, derisa nuk e përjashton mundësinë që nëse nuk do të ketë reshje shiu të mjaftueshme, nga java e ardhshme të ketë reduktime edhe në zona të tjera.
“Sa i përket zonës tonë të shërbimit vetëm në Lipjan do të fillojmë me reduktime, jemi duke i bashkërenduar veprimet bashkë me kryetarin e komunës, ndërsa për zonat tjera të shërbimet ende nuk kemi aplikuar reduktime, mungesat që po ndihet të ujit janë në pika të larta, si pasoj e konsumit të madh të ujit, mirëpo reduktime ende nuk kemi filluar. Kjo nuk do të thotë që nuk fillojmë javës tjetër”, thotë ai.
Sa i përket periudhës së pandemisë, ai thotë se borxhet e konsumatorëve gjatë kësaj periudhe kapin shifrën rreth 2 milionë euro.
Ndërsa, sa i përket shkyçjeve nga rrjeti i ujit ai bëri të ditur se gjatë pandemisë, nuk kanë aplikuar shkyçje.
“Situata nuk është e mirë me pagesa, borxhet e akumuluara vetëm në këtë periudhë të pandemisë, janë afërsisht 2 milion euro ndaj kompanisë tonë. Po i lusim dhe po shpresojmë që situata me pandemi të përmirësohet dhe konsumatorët tonë të reflektojnë dhe të paguajnë ujin. Sa i përket shkyçjeve, ne nuk kemi aplikuar shkyçje nga rrjeti i ujit sepse ka qenë një urdhëresa e autoritetit rregullator për ujëra është situatë pandemike dhe nuk lejohet të shkyçim konsumatorët”, thotë ai.
Ai shtoi se keqpërdorimi i ujit është i madh, veçanërisht në këto periudha kur temperaturat janë të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe