Nga: Autor Pelin Unker dhe Daniel Bellut
Aja Sofija (Hagia Sofia) nuk është vetëm monumenti më i njohur turistik i Stambollit, por edhe një atraksion turistik i gjithë Turqisë. Kupola e madhe dhe afresket tërheqin çdo vit miliona vizitorë dhe i kanë dhënë ndërtesës statusin e një monumenti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Por Aja Sofia është më shumë se një kryevepër arkitektonike – dhe ka qenë gjithmonë një simbol politik. Ndërtesa monumentale u ngrit në shekullin e gjashtë nga perandori bizantin Justinian. Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti i II-të e shndërroi shpejt kishën në xhami. Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu në muze. Turqia moderne është vend laik, ky qe mesazhi i asaj kohe.
Tani, presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdogan, dëshiron ta përdorë në mënyrë simbolike ndërtesën në lagjen Fatih të Stambollit. Për shumë prej votuesve të tij nacionalistë-islamikë, Aja Sofia është simbol i pushtimit të Kostandinopojës së krishterë nga osmanët dhe i epërsisë së botës islamike.
Presidenti turk dhe kreu i partisë në pushtet, AKP, tani po bën gjithçka për të prapësuar vendimin e Ataturkut. Aja Sofia do të vihet përsëri në dispozicion për shërbime fetare islamike. Në Turqi ka pasur diskutime të përsëritura për shndërrimin e saj në xhami – por kësaj radhe planet po marrin një formë të qartë: Gjykata e Lartë Administrative shqyrtoi këtë të enjte nëse dekreti i Ataturkut, me të cilin Aja Sofia u shndërrua në muze në vitet 1930, është ende i ligjshëm. Vendimi pritet pas 15 ditësh.
Përpjekjet e Erdoganit për ta kthyer Aja Sofinë nga muze në xhami mund të hapte llogore të reja në shoqërinë turke. Patriarku Bartholomaios i Kostandinopojës, kreu i Kishës Ortodokse, u shpreh reptësisht kundër shndërrimit të Aja Sofisë në xhami.
“Aja Sofia është një nga monumentet më të rëndësishëm të civilizimit njerëzor dhe u përket jo vetëm pronarëve të tij të drejtpërdrejtë, por “të gjithë njerëzimit”, tha patriarku gjatë një shërbimi fetar në Stamboll
Edhe bota akademike është e shqetësuar për transformimin e mundshëm të muzeut.
“Ndërtesa u ka shërbyer dy feve botërore për 1500 vjet pa pasur nevojë të ndryshojë rrënjësisht arkitekturën e saj,” thotë historiani Edhem Eldem nga Universiteti Bogazici i Stambollit. “Në të gjithë botën ka vetëm një numër të vogël kësi lloje ndërtesash. Dhe ne duhet t’i mbrojmë ato”. Aja Sofia është simbol i një trashëgimie të përbashkët, universale njerëzore. “A duam ta izolojmë dhe ta fshehim këtë trashëgimi – apo më mirë t’ia prezantojmë atë gjithë botës?”, pyet Eldem.
Edhe teologu Ihsan Eliaçık mendon në mënyrë të ngjashme. Për të nuk ka asnjë arsyetim apo justifikim fetar për një hap të tillë. Në Kuran nuk ka vend për të arritur “një të drejtë përmes shpatës. Përvetësimi me dhunë i monumenteve kulturore është i ndaluar. Hagia Sofia është një simbol i paqes midis botës islamike dhe asaj të krishterë”, thotë Eliacik. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën