LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kosova në udhëkryq, më shumë se kurrë nevojitet uniteti politik

Kelmendi: Kosova në udhëkryq, më shumë se kurrë nevojitet uniteti politik

Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë se Kosova ndodhet në udhëkryq dhe se më shumë se kurrë duhet uniteti politik për të ardhmen e vendit.

Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook kërkoi nga të liderët politik ta mbështesin luftën e pastër të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.

Lexoni të plotë postimin e Kelmendit:


Kosova në udhëkryq – A do arrijnë liderët institucional dhe politik t’ia dalin

Pamfleti nga Gjykata e Hagës e ndaloi, preu përkohësisht një Marrëveshje Ndërkombëtare jetike për të ardhmen e Shtetit të Kosovës, një marrëveshje e cila do ndodhte mu nga ajo Shtëpi e Bardhë që urdhërojë forcat e NATO-së të bombardonin Serbinë në vitin 1999.

Hapja e para procedurës në këtë kohë, hapja e para procedurës për kreun e UÇK-së, për kreun e PDK-së, dy personaliteteve të rëndësishme të jetës politike dhe institucionale të shtetndërtimit, hapja e para procedurës për Presidentin e vendit, janë jashtëzakonisht të dëmshme, nëse bëhen të Plotfuqishme, sepse akuzat janë të rënda, të pavërteta, të nxitura nga Dick Marty dhe duhet kohë për tu vërtetuar. Andaj, si të tilla, këto akuza vendosin njollë të përkohshme edhe tek miqtë Ndërkombëtare.

Duhet cekur se këto akuza kanë rrjedhë si një lum nëntokësorë, kohë më parë. Këto akuza kanë mobilizuar edhe vetë këta liderë të akuzuar që të iniciojnë dhe mbështesin nismën për formimin e Gjykatës së Hagës dhe të gjitha këto zhvillime mbi tokë janë bërë në vazhdimësi dhe janë mbështetur nga Bashkësia Ndërkombëtare. Po e kthejë në vëmendje zv/Presidentin Amerikan Biden, i cili Presidentin Thaçi e quajti Xhorxh Washingtoni i Kosovës. Kujtojmë këtu edhe të gjitha ato bashkëpunime dhe bashkëveprime me bashkësinë ndërkombëtare nga z. Kadri Veseli si në aspektin politik dhe në format tjera të bashkëpunimit të Sigurimeve nga Agjencitë Inteligjente të huaja, të izoluara dhe të pamundësuara të rrënojnë arritjet politike dhe ekonomike të vendit.

Shtrohet pyetja; Çka ndodhi dhe si ndodhi kaq shpejtë ? Kjo duhet të jetë sprovë për të parë spektrin politik si do veprojë me agjendë shtetërore, a do orientohet agjenda në përpjekje të brendshme apo do të unifikohen dhe ti tregojnë Bashkësisë Ndërkombëtare se akuzat janë akuza të institucioneve juridike të formuara dhe mbështetura po nga këta liderë dhe nga shumë të tjerë që mundë të jenë të përfshirë në akuzimet e ardhshme.

Dorëheqja duhet dhe është e papranueshme, sepse për t’i përmbyllur proceset politike të vendit, është e paevitueshme pjesëmarrja e Presidentit të vendit dhe mbështetja e liderëve politik, e në veçanti nga lideri i Vetëvendosjes, si lider nga partia më e madhe dhe e mbështetur nga PDK, LDK, AAK, NISMA dhe AKR por edhe e qeverisë, meqë përvoja politike e z. Thaçi është e domosdoshme përkundër politikanëve të pabesë serb në krye me Vuçiqin i cili mori mbështetje të madhe nga qytetarët e vet.

Andaj, uniteti dhe mbështetja e spektrit politik, në vendin tonë, duhet pranuar me urtësi dhe me përulje e dinjitet, por edhe mbështetja e këtyre liderëve po bëhet në emër të besimit, se UÇK dhe udhëheqësit e tyre janë të pastër dhe në emër të besimit se çdo gjë po bëhet dhe po ndodhë për të ardhmen e Kosovës, sot më shumë se kurrë na duhet unitet i shprehur, i cili do gjejë mundësi që të shkohet në Shtëpinë e Bardhë pa dëmtuar zgjedhjet Presidenciale, e në veçanti të z.Trump.

Pa unitet të qartë të liderëve politik, pa mbështetje qytetare të gjithmbarshme që do krijojë opinion edhe tek BE-ja, se çështjet juridike dhe ato shtetërore janë të ndara dhe në moment që fuqizohen do respektohen siç ishte edhe në të kaluarën kur z. Haradinaj ne dy raste u tërhoq nga pozitat e larta shtetërore, ne e kemi vështirë t’ia dalim.

Le ta kujtojmë si lider politik dhe si qytetarë, gjenocidin e hapur mbi Srebrenicën, gjenocidin e Millosheviqit mbi shqiptarët në tërësi, e i cili vdiq dhe nuk u dënua për veprën e gjenocidit – rastësi apo veprim për ta ndarë nga jeta – kjo i mbetet historisë. Por shqetësuese për globin le të mbetet se edhe sot, pas vdekjes së tij, disa qarqe në Serbi ende i qëndrojnë besnik dhe atë duke heshtur.

Andaj, është e imja dhe besoj shumë njerëzore, të kërkoj nga liderët politik ta mbështesin Luftën e Pastër të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, ta mbështesin Institucionin e Presidentit dhe tu tregojnë miqve Amerikan dhe evropian (BE-së) se në bisedimet me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes do vazhdojnë me unitetin tonë, me liderë institucional Thaçi – Hoti dhe ekipet e tyre.

Kjo, sepse këta liderë institucional gëzojnë mbështetjen dhe kanë aftësinë për të bërë marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme. Në të kundërtën, vala pandemike që po zgjatë do ndikojë në stabilitet ekonomik dhe politik i cili mund të rezultojë në prolongimin e çështjes sonë në pafundësi – sikurse Palestina”. /Telegrafi/