LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy marokenë dhe një kosovar, ishin rrahur mes vete

Arrestohen dy marokenë dhe një kosovar, ishin rrahur mes vete
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy marokenë dhe një shtetas të Kosovës pas një përleshje që kishin pasur në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, dy nga këta persona janë shtetas marokenë, ndërsa njëri është shqiptar.

Po ashtu njoftohet se lidhur me rastin në stacionin policor janë shoqëruar edhe tre meshkuj kosovar, dy kishin marrë lëndime trupore, ndërsa njërit iu ka dëmtuar automjeti


Prishtinë 27.06.2020-19:35. Janë arrestuar tre meshkuj dy shtetas marokenë dhe një kosovar, të cilët ishin rrahur në mes vete. Lidhur me rastin në stacionin policor janë shoqëruar edhe tre meshkuj kosovar dy kishin marrë lëndime trupore, ndërsa njërit iu ka dëmtuar automjeti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/