LAJMI I FUNDIT:

LVV: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, instalimi i Gjykatës Speciale faj i madh politik

LVV: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, instalimi i Gjykatës Speciale faj i madh politik

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj për luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku paraqiten disa nga deklaratat e liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe bashkëpunëtori i tij, Glauk Konjufca të cilat i bënë kundër formimit të Gjykatës Speciale në vitin 2014.


Po ashtu, në video është e përfshirë edhe deklarata e fundit e Albin Kurtit, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ata shqiptarë që kontribuojnë në normalizimin e Serbisë pa e njohur ajo Kosovën dhe pa dënuar krimet e luftës që ka bërë, njëkohësisht i kontribuojnë edhe gënjeshtrës serbe për “shqiptarët kriminelë”. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, kurse instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik, për të cilin mbajnë përgjegjësi gjithë ata që e votuan në parlament”, thuhet në postimin e LVV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori