Nga: Salajdin Salihu
Prijësit janë të vendosur. Ata vendosin edhe kur e dinë se vendimet e tyre mund të shkaktojnë tragjedi të mëdha. Shkrimtarët, ndryshe nga ata, janë krijesa dyshimtare. Bota e tyre është e mbushur me dyshime gërryese dhe pasiguri krijuese. Lexuesit mahniten pas krijimeve të tyre dhe i vlerësojnë si perlat më të bukura të sajuara nga mendja njerëzore. Megjithatë, gjenitë e mendimit, derisa i kanë krijuar këto perla, ashtu sikurse shkëmbinjtë buzë detit, janë rrahur prej dallgëve gjigante të dyshimit.
Gabriel Garsia Markesi thoshte se në laboratorin e tij krijues punonte më shumë makina e fshirjes se sa makina e shkrimit.
Gogoli e dogji pjesën e dytë të veprës “Frymë të vdekura”, me gjasë pas dyshimeve gërryese.
Franc Kafka, ky zjarrvënës i krijimeve të tij, dyshonte në vlerën e veprave që krijonte. Madje, kishte dyshim edhe në dyshimin e tij. Për vlerën e disa veprave, që edhe mund t’i digjte, nuk ishte aq i sigurt, prandaj këtë e la në vullnetin e mikut të tij Maks Brodit. Miku e “tradhtoi” Kafkën, nuk i dogji dorëshkrimet dhe, falë kësaj “tradhtie”, i bëri një shërbim gjenial letërsisë botërore.
Edhe Nabokovi kishte dyshimet e tij. Biografët thonë se kryevepra “Lolita” shpëtoi falë ngulmimit të gruas, Verës.
Për pasigurinë e tij krijuese shkruan edhe Cvajgu, kurse Siorani i silogjizmave të trishtimit dyshonte në idetë e tij. Madje, ai thoshte se çdo ide lind që të kontestohet. A nuk kanë ndodhur shumë tmerre pikërisht nga idetë e pakontestueshme?
Për mendjen totalitare nuk vlejnë ose janë të rrezikshëm ata që dyshojnë në ideologji të caktuara apo nuk kanë fare ideologji, një çështje që lavdiploti Perikli e ka zgjidhur duke thënë se “një njeri që nuk interesohet për shtetin na e konsiderojmë të parrezikshëm”.
Kur gjithë këta gjeni, krijues veprash të padëmtuara nga tirania e kohës, ishin kaq dyshimtarë në vlerat e tyre, atëherë si mund ne të tjerët të guxojmë dhe të ngulmojmë se përherë kemi të drejtë?
Duhet t’ua kesh frikën atyre që nuk pranojnë gabime, që flasin me kompetencë të frikshme, që nuk kanë fare dyshime dhe besojnë verbërisht në “vlerën” e tyre.
Le të vazhdojmë me dyshimet e gjenive. Albert Kamy, gjatë fjalimit në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel, tha: “Jam i pasur me dyshimet e mia”. Për këtë shkrimtar e filozof e vërteta është e mistershme dhe e pakapshme. Një qasje të ngjashme ka edhe filozofja e njohur Hannah Arendt.
Kamy, gjithashtu, kishte parashikuar se “do të vinte koha kur slogani do ta zëvendësonte dialogun”. Kjo kohë ka ardhur.
Sloganet janë bërë udhërrëfyes në jetën tonë të stërmbushur me banalitete dhe zënka për gjërat më meskine.
Sloganet e kërkojnë besimin e verbër, kurse dialogu e përjashton ekskluziven.
Sloganet shumëfishohen edhe nga ata që quhen artistë e elitarë. Artistë pa dyshime, fortafolës që duan të na bindin se nuk duhet të dyshojmë te veprimet politikanëve dhe të cilët sa nuk i kanë shpallur shenjtorë.
Një krijues nuk mendon me mendime të gatshme. As nuk prodhon slogane. As nuk udhëhiqet nga sloganet, ashtu sikurse udhëhiqen elitarët e çarshive, që sado tentojnë të duken të moderuar, kanë horizont të ngushtë botëshikimi. Nuk arrijnë të dalin nga kthetrat e banalitetit. Janë intelektualët pa intelekt, që i japin vlerë vetes duke komentuar veprimet e mjeranëve të politikës, por pa u dëshmuar në profesionet e tyre. Këta fortafolës i “sakralizojnë” gjërat e kota dhe të sharrojnë me sharrën e shantazhit sapo ua kritikon idhujt pa krena. Në çdo sezon ata besojnë në idhuj të ri.
Në kohë shantazhesh duhet të kesh shumë nerva të merresh me sharruesit që interesat personale i paketojnë si interesa (mbarë) kombëtare.
Bota e grindjeve të kota dhe meskine është e neveritshme. Ajo botë, që për dikë mund të jetë superiore, për një krijues është vetëm bota e baltës së gjallë ku gjuha mbytet nga klishetë. Dhe bota që humb gjuhën, humb gjithçka. Me klishe nuk arrijmë te qenia, por vetëm vdekërojmë dhe presim dikë që të mendojë për ne. /Portalb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje