Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, në kuadër të zbatimit të politikave programore, ka hartuar projektin për restaurimin e Kullës së familjes Tafolli në fshatin Çadrak të Suharekës. Zbatimi i këtij projekti do të fillojë së shpejti, pasi që janë tejkaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore.
Kulla e Hasan Tafollit, që gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës, është karakteristike për nga tipologjia dhe funksioni. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer kryesisht për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë, por, sipas nevojave dhe rrethanave të kohës, ka pasur edhe funksione të tjera.
Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në vitet e ‘90-ta, deri kur familja Tafolli është shpërngulur nga fshati dhe Kulla së bashku me shtëpinë tjetër të banimit janë braktisur tërësish.
Kulla e gurit e familjes Tafolli është e vendosur mbi kodër dhe ka pozitë dominuese mbi fshatin Çadrak. E ndërtuar në harmoni me ambientin rrethues, kjo kullë është shndërruar në pjesë përbërëse të peizazhit të fshatit.
Për shkak rrethanave shoqërore, bujqësia dhe blegtoria kanë qenë burimet kryesore të jetesës që ka ndikuar edhe në aspektin e zgjidhjes arkitektonike duke imponuar një funksion të banimit të kombinuar.
Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, thekson se kujdesi dhe mirëmbajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet ta ketë ç’do ditë e më shumë vëmendjen që e meriton, e me theks të veçantë ndërtesat e tilla, të cilat paraqesin ndër shembujt e paktë të këtij tipi të kullave të gurit me çardak druri, që kanë mbijetuar në Kosovë.
“Si e tillë, kjo kullë prej guri ngërthen në vete vlera të rëndësishme arkitektonike, historike, shoqërore, ambientale dhe ekonomike, andaj se sa dinë njerëzit për trashëgiminë kulturore, varet nga ajo se çka bëhet me kujdesin institucional dhe promovimin e saj” thekson Samir Hoxha, drejtori i QRTK-së në Prizren.
Si rezultat i vjetërsisë së ndërtesës, mungesës së ndërhyrjeve konservuese, dhe braktisjes, Kulla në fjalë është në gjendje të keqe fizike dhe rrezikohet nga dëmtimet e mëtutjeshme, andaj është bërë pjesë e programeve investuese të Ministrisë së Kulturës përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Ali Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...
ADN-ja e shqiptarit
Shfaqja që thërret njerëzoren!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri