LAJMI I FUNDIT:

Suharekë, punëtori fut aksidentalisht dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit

Suharekë, punëtori fut aksidentalisht dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën një person është lënduar në vendin e tij të punës.

Në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës thuhet se viktima ka futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Telegrafi.


“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se në vend ngjarje ka qenë njësite policore dhe inspektorati i punës, kurse lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Telegrafi/