LAJMI I FUNDIT:

Kahn i shmanget pyetjeve për transferimin e Sanes

Kahn i shmanget pyetjeve për transferimin e Sanes

Leroy Sane është shumë pranë rikthimit në Bundesliga, ku ka arritur një marrëveshje me Bayern Munichun.

Sulmuesi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Ka qenë trajneri Pep Guardiola që dy ditë më parë ka konfirmuar se Sane do të largohet në verë nëse vije oferta e duhur.


Është raportuar se anësori 24-vjeçar ka një marrëveshje personale me Bayernin, por drejtori i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Oliver Kahn i është shmangur pyetjeve për të.

“Ne do të flasim vetëm për transferimet që i kemi përfunduar”, tha fillimisht Kahn për ZDF.

“Sane ka edhe një vit kontratë me Cityn dhe nga këndvështrimi ekonomik duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk kam asgjë për të thënë për momentin”, ka deklaruar drejtori i bavarezëve.

Javë më parë është raportuar se Bayerni ka ofruar 40 milionë euro për lojtarin, por marrëveshja me Cityn duket ende larg pas gjiganti anglez kërkon rreth 60 për ta lënë të lirë anësorin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori