LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrimi dhe “privatizimi” i qytetit antik të Albanopolisit

Shkatërrimi dhe “privatizimi” i qytetit antik të Albanopolisit

Qyteti antik i Albanopolisit shtrihet ndërmjet rrugës nacionale Krujë-Fushë-Krujës, por nuk ndodhet në asnjë guidë turistike.

“Kushti që është tani nuk afron thuajse asgjë përveç ca tabelave turistike që janë vendosur”, thotë zëdhënësi i Bashkisë Krujë, Drini Masha.

Bashkia e Krujës thotë se ka nisur pastrimin e ferrave dhe heqjen e gardhiqeve.


“Kemi nisur aksionin e pastrimit. Të çfarëdolloj zaptimi që ka në qytetin e vjetër ilir. Ky është hapi i parë për ta kthyer në një zonë të mirëfilltë turistike”, u shpreh Masha.

Ndër vite, banorët e fshatit Zgërdhesh kanë dëmtuar monumentin e kulturës duke hequr gurët e kalasë.

“Ka shumë vite e dekada që është lënë në harresë. Nuk ka munguar edhe prezenca e atyre personave që në thonjëza e kishin privatizuar qytetin antik”, shtoi ai.

Albanopolis është ndërtuar në shekullin VII-VI para erës sonë dhe ishte qendra e fisit Ilir me emrin Alban. Edhe atyre pak vizitorëve që shkojnë në Albanopolis nuk u ofrohet asnjë shërbim. /Report TV/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori