LAJMI I FUNDIT:

Shtrirja e VV-së në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme – thotë se e copëton elektoratin shqiptar

Shtrirja e VV-së në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme – thotë se e copëton elektoratin shqiptar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka mirëpritur idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë shtrirje si subjekt partiak edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Deri tani kemi pasur gjashtë parti në Maqedoni. Copëtohet elektorati shqiptar”.


“Kam konsideratë për të gjitha partitë në Kosovë, edhe në Vetëvendosje”, është shprehur Ahmeti.

“Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës që nëse kanë vërejtje në këto politika që kam drejtuar, le t’mi thonë si shoku –shokut”.

“Por është e drejtë legjitime që kushdo që të hapë parti, mund ta bëjë atë”.

A i frikësohesh fitores së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut?

“Janë qytetarët ata që vendosin, mund të them që për 18 vjet kam fituar të gjitha ciklet zgjedhore”.

“Nëse vendosin qytetarët ndryshe, kjo është mëse legjitime”, shprehet ai.

Kreu i BDI-së foli edhe për raportet me Albin Kurtin.

“Kam pasur dhe kam relacione miqësore”.

”E kisha takuar dy apo tri herë në selinë e BDI-së vite më parë – biseduam për shumë çështje, ka tre vite radhazi kam shumë bashkëpunëtorë që janë në organet drejtuese në LVV ashtu sic janë në Aleancë”.

“Unë i ruaj miqtë, pa ndërhyrë në politikat e brendshme të partive të tyre dhe atë të Kosovës. Kosovën e kam pikë të dobët, është vendlindja ime e dytë. Dua të gjitha të mirat për Kosovën”.

“Pjesë të veprimtarisë e kam atë, jam në komunikim me të gjithë – dhe ruaj me të gjithë miqësitë dhe nuk kam pasur të them as përplasje apo diçka të tillë me të gjithë miqtë atje që kam”.

Ali Ahmeti në Rubikon me Adriatik Kelmendin e cilësoi si jo të shëndetshme themelimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut, njofton Klan Kosova.

“Nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme”.

“Dua si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana, le t’më thonë që ”këtu e ke gabim”. Unë kam bashkëveprimtar, çdo gjë mund t’ma thonë – kam mendimet e mia dhe nuk hidhërohem”.

“Por jo ama të punojnë pas shpine”.

“Do më irritonin dhe dëshpëronin nëse më punojnë pas shpine – le t’ma thonë hapur. Që nga vitet ’80-të, kam punuar, dhe nuk janë pak vite”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori