LAJMI I FUNDIT:

Statistika interesante para ndeshjes Werder Bremen – Bayern Munich

Statistika interesante para ndeshjes Werder Bremen – Bayern Munich
(Foto: Getty Images/Guliver)

Werder Bremeni është nikoqir i Bayern Munichut në Weser Stadium për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 32-të në kampionatin gjerman.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, bavarezët do të shpallen kampionë në rast të fitores, ndërsa humbja për skuadrën e Milot Rashicës do të thoshte thellim i krizës për të rënë nga Bundesliga.


Më poshtë jua sjellim disa të dhëna interesante para përballjes së këtyre dy skuadrave:

Bayerni kërkon titullin ndaj Werder Bremenit në krizë
Lexo po ashtu Bayerni kërkon titullin ndaj Werder Bremenit në krizë
  • Bremeni është skuadra e tretë me më së paku gola të shënuar (35) dhe ka mbrojtjen e dytë më të dobët (64).

(Foto: Patrik Stollarz/Pool via Getty Images/Guliver)
  • Sulmuesi veteran, Claudio Pizarro, ka luajtur për Bayern Munichun në dy raste (2001-2007 dhe 2012-2015) dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 87 gola në 224 paraqitje kampionale për bavarezët. Ai e ka fituar gjashtë herë titullin e Bundesligas dhe një herë Ligën e Kampionëve me kampionin gjerman.

(Foto: Cathrin Mueller/Getty Images/Guliver)
  • Bayerni ka shënuar rekord prej 92 golash në 31 xhirot e deritanishme në sezonin 2019/2020.

(Foto: Kai Pfaffenbach/Pool via Getty Images/Guliver)
  • Dyshja e sulmit, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller janë golashënuesi dhe respektivisht asistuesi më i mirë në Bundesliga këtë edicion. Sulmuesi polak i ka realizuar 30 gola deri më tani, ndërsa ai gjerman ka dhuruar 20 asistime.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)
  • Me tre gola dhe dy asistime në ndeshjen e parë kundër Werderit (të cilën Bayerni e fitoi me rezultat 6-1), Philippe Coutinho regjistroi 90 minutat më të suksesshme në karrierën e tij.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
  • Anësori i Kosovës, Milot Rashica, e shënoi golin e vetëm të Bremenit në humbjen e skuadrës së tij në Allianz Arena në përballjen e parë.

(Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori