Në Brazil janë konfirmuar 17.110 raste të reja me coronavirus, duke shkuar kështu numri i përgjithshëm në këtë vend në 867.624, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Brazil.
Siç raporton CNN, gjithashtu janë regjistruar 612 vdekje të reja nga COVID-19, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 43.332, transmeton Telegrafi.
Brazili renditet në vendin e dytë në botë pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve dhe vdekurve nga coronavirusi.
Është një prej vendeve të rralla të mëdha ku numri i të infektuarve dhe të vdekurve është duke vazhduar të rritet, dhe konsiderohet si vendi më i goditur nga pandemia në Amerikën Latine.
Meksika është duke iu afruar shifrës së 150 mijë rasteve me coronavirus. Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka njoftuar se janë konfirmuar 4.147 raste të reja me COVID-19, e nga kjo sëmundje kanë vdekur edhe 269 persona tjerë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Meksikë ka shkuar në 146.837, derisa i atyre që kanë humbur jetën 17.141, raporton Reuters.
Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se numri i vërtetë i të infektuarve është dukshëm më i madh, sesa ai i bazuar në të dhënat zyrtare.
E në Kolumbi janë konfirmuar më shumë se 50 mijë raste me COVID-19, derisa fqinji i saj – Ekuadori po i afrohet kësaj shifre.
Kolumbia ka regjistruar deri më tani 50.939 raste me coronavirus ku nga ky infeksion kanë humbur jetën 1.667 persona. Në Ekuador janë mbi 46.700 të infektuar, e ata që kanë humbur jetën – 3.896. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës