Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur “Ditën e Mërgatës”, por kësaj radhe në pamundësi të takojë fizikisht, për shkak të pandemisë Covid-19, takimet po realizohen online.
LVV përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, kanë zhvilluar një sërë takimesh virtuale me mërgatën, me ç’rast i kanë njoftuar mbi historikun, aktivitetin, por edhe zhvillimet e fundit politike në vend.
“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! informoi bashkëbiseduesit nga mërgata për situatën politike në vend, për 100 ditëshin e qeverisë së mirë, për rëndësinë dhe mbështetjen e madhe për peticionin ”Duam Zgjedhje!” si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale e hapat e mëtutjeshëm të organizimit tonë në mërgatë dhe në Kosovë”, thuhet ndër të tjerash në këtë njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Përveçse jashtë vendlindjes e larg njëri-tjetrit, sivjet pandemia na e ka shtuar edhe më shumë largësinë, kjo ndikoi edhe në ditën tonë tradicionale që si Lëvizje tash për të tretin vit radhazi ja kushtojmë mërgatës sonë, ditën e mërgatës. Në pamundësi që të takohemi me ju këtë herë fizikisht, organizuam takim virtual për të diskutuar e festuar jo vetëm 21 vjetorin e çlirimit të vendit, por edhe 15 vjetorin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në këtë takim morën pjesë Kryetari Albin Kurti, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli, ndërsa takimi u moderua nga Lirika Komoni, Koordinatore e qendrave në mërgatë. Vlora Haxhimehmedi duke folur për rritjen e mbështetjes ndaj Lëvizjes njoftoi ndër të tjera edhe shtrirjen më të madhe të LV-së në Kosovë dhe jashtë saj.
Ajo po ashtu foli edhe për historikun e organizimit të Lëvizjes përgjatë 15 viteve të ekzistencës së saj. Në anën tjetër, Fitore Pacolli u fokusua tek vendimet që Qeveria Kurti kishte ndërmarrë në lidhje me mërgatën, që nga vendimi për fillimin e proceduarave për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje, te ligji i diasporës dhe për nismën ligjore për votimin e mërgatës nëpër ambasada dhe konsullata, që u propozua nga deputetet e Lëvizjes ditë më parë. Në fund, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! informoi bashkëbiseduesit nga mërgata për situatën politike në vend, për 100 ditëshin e qeverisë së mirë, për rëndësinë dhe mbështetjen e madhe për peticionin ”Duam Zgjedhje!” si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale e hapat e metutjeshëm të organizimit tonë në mërgatë dhe në Kosovë.
Me një interesim të jashtëzakonshëm, mes qindra kërkesash për pjesëmarrje në këtë takim virtual, këtë herë nuk arritëm që t’i përfshijmë të gjithë bashkatdhetarët në këtë bisedë për çka edhe ju kërkojmë ndjesë, ndërkaq ju njoftojmë që së shpejti Lëvizja do organizojë takime të ngjashme përsëri për të cilat do t’ju tregojmë me kohë. Lëvizja VETËVENDOSJE! i është përherë falënderuese mërgatës për kontributin dhe rolin pashoq të saj që ka në raport me Kosovën, atdheun tonë të përbashkët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës