LAJMI I FUNDIT:

Barcelona futet në garë për Kokcun, gati t’ia rrëmbejë objektivin Chelseat e Arsenalit

Barcelona futet në garë për Kokcun, gati t’ia rrëmbejë objektivin Chelseat e Arsenalit
Orkun Kokcu. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)

Është shtuar numri i skuadrave të mëdha që duan transferimit e yllit turk Orkun Kokcu.

Mesfushori i talentuar qendror i gjigantit holandez Feyenoord pritet të largohet gjatë verës nga Eredivisie.

Chelsea, Arsenal dhe Sevilla e donin lojtarin, por së fundmi në garë është futur edhe Barcelona.


Katalunasit e shohin talentin turk si zëvendësuesin adekuat të brazilianit Arthur që mund të largohet gjatë verës.

Orkun Kokcu. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Arsenali është skuadra favorite për të nënshlruar me Kokcun, pasi tanimë ka dorëzuar një ofertë te Feyenoordi prej 26,5 milionë eurove.

Mediat holandeze kanë raportuar se Barcelona për ta marrë lojtarin duhet të barazojnë ofertën e londinezëve dhe Kokcu do të preferonte kalimin në Camp Nou.

19-vjeçari pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë që shitet nga Feyenoordi, pasi deri më tani këtë rekord e mban ish-sulmuesi Dirk Kuyt që kaloi te Liverpooli për 18 milionë euro në vitin 2006.

Kokcu këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha garat me gjigantin holandez ku ka shënuar tre gola e ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori