Nga: Bajram Sefaj
Venedik, janar 1970 (shënime udhëtimi)
Të më lejohet të them: kam shikuar filmin “Aventurierët” në rrethana interesante dhe pakëz të çuditshme.
Qe, po tregoj si ndodhi.
Isha jashtëzakonisht i lodhur nga rruga e gjatë. Sa u vendosa, më mire të them, sa i lash ato pakëz rrobe në hotelin “Garibaldi” në Venedik (qyteti i ri), dola për të shetitur, anipse këmbët mire nuk me mbanin. Por, qetësi, ndejë në vend nuk ka. Isha në Venedik, isha i etshëm për të parë sa më shumë krahë të tij, skuta, sheshe, tregje… E, për të shetitur me ngacmonte edhe koha jashtëzakonisht e bukur e asaj dite të freskët shtatori.
I humbur në gërshetën e ngjyrërave të neonit që reklamonin (çka nuk reklamonin) nuk kam kaluar as 100 metra, duke mos e ditur as vetë për ku jam nisur dhe ku do të shkoj, e, në një kënd të rrugës shikimin ma ndali një afishe në të cilën shihej fytyra e Bekim Fehmiut. Ky pra ishte takimi im me Bekimin në Venedik, në natën e 23 shtatorit të këtij viti. Lexoj: filmi “L`UI timo avanturiere”. Fjala e parë – Pultimo – më befasoj pakëz sepse nuk e kuptoja, por fjala e dytë – avanturiere – me bëri të shpresoj se, megjithatë, fjala është për “Avanturierët”, film ky në të cilin Bekimi ynë interpreton rolin kryesor. Se kam të drejtë u binda kur pashë se në pllakatë, pos tjerash, shënonte: “Un film di Lavis Giblert”. E kam ndjekur porosinë e pllakatës së vogël në të cilën shënonte se filmi çfaqet në një kinosallë me emrin “Exelsior”.
Në reklamën e madhe, e shumë mire të ndriçuar, të kësaj kinoje në të cilën shihej portreti i fortë e i madh i Bekimit, troç në një skenë maskimale të filmit. Nxitova. Pas ca minutash pashë se në dorë, tanimë, veç kam buletën të cilën e pagova 750 lira (nja 15 dinarë të rinj). Meqenëse buletën e bleva në çfaqjen e orës 22:00, e në atë moment akoma nuk ishte 20:00, vajta në njërën prej kafeneve të afërta. Të drejtën t`ua them, mezi pritja momentin të futem në sallën e kinos e, në pëlhurën e tij, të shoh ngjarjen e madhe filmore. Isha kureshtar, aq më pare pse për këtë film, për këtë projekt të dimensioneve të mëdha, është shkruar aq shumë gjatë “ndërtimit” të tij, sidomos kohët e fundit. Në ndërkohë, m`u kujtua edhe premiera superspektakulare e këtij filmi organizuar në aeroplanin “Boing 747” dhe sensacioni gazetaresk lidhur me gjoja montimin e bombës, e cila, për fat, nuk eksplodoi, apo është evituar, ashtu diç. Tani mezi, siç thash pritja përjetimin e premierës sime të këtij filmi. Nejse. Ora 22:00 mbërriti.
Në hyrje të sallës së kinemasë kuptova se filmi kishte filluar të çfaqej para një ore, ose në orën 21 jugosllave, që do të thotë në orën 22 italiane. U kuptuam: Italianët “ecin” rrafsh 50 minuta me shpejtë se ne. Këtë ndryshim kohësor, i cili bie në sy me të shkelur në trollin Italian, e pagova shtrenjtë.
Nuk do mend, një orë mire e kishte “brejtur” ngjarjen në filmin ,”Avanturierët” të cilin urishëm fillova për ta shikuar. Kurrsesi vetes fjalinë për mos kujdes, nuk ia fala. Me kujdesin më të madh fillova të përcjell çdo lëvizje, edhe atë më të voglën, të Bekimit tone të madh. Anipse ishte jashtëzakonisht i lodhur, gjuhën italiane në të cilën ishte e sinkronizuar filmi ( sinkronizimi i kohës ma kishte “vjedhur” një orë, filmi “Avanturierët” më pëlqeu shumë. Bekimi ishte teje i madh).
Nesërbrëma, me të njëjtën bulletë, në saje të mirësisë së të zotëve të kinosallës, filmin e shikova edhe njëherë. Prej fillimit.
Me siguri është interesant për t`u thënë diç se çfarë është ky film? Qysh në fillim po them se filmi është jashtëzakonisht i mirë, superspektakular.
Daxi (Bekim fehmiu), që nga moment kur plumb i armiqve ia shtrin për tokë qenin, gjersa ishte duke luajtur me të moment ky i cili thekshëm e zgjon nga fëmijëria, sepse të njëjtit armiq i vrajnë mizorisht nënën dhe anëtarët tjerë të familjes, meqenëse të jatin e kishte dikund larg, në krye të detyrës, e vazhdimisht, kur si fëmijë me automatik i kosit armiqtë mizorë duke deklaruar: “Nuk jam më fëmijë” – shtrëngon frenjtë e atit, për të përjetuar, në vrap, shumë çaste të vështira: vrasjen spektakulare (në teleferik) të të jatit, luftën e brendshme për fron, pastaj si plejboj, aventurier dhe bukurosh përjeton dashurinë e vajzave më gra cioze e, gjer në momentin kur gjen vdekjen nga dora tinzake e një qyqani, të jatin e të cilit, në hapin e qërimeve të hesapeve, Daxi e pushkaton – hyn thellë në shpirtin e shikuesit dhe fiton, pa reservë, simpatitë e tij të pakufishme.
Andaj, është e nevojshme të shënohet diç edhe përkitazi me reagimin e publikut venedikas. Kjo veç është punë e vështirë, sinqerisht. Kino-salla ishte jashtëzakonisht e madhe, solemne, e mbushur përplot me spektatorë. Spektatorët sahi ishin pakëz të çuditshëm. Ata që kanë shikuar filma në Itali, e dinë. Shikuesit lirisht pijnë duhan në sallë. Hynë e dalin, pa ia nda. Por, ç`është me rendësi, në rastin konkret, salla mbetej përplot. Natën e dytë (për mua), e shtunë mbrëma, në sallë kishte bukur shumë vende të zbrazëta.
Të shënojmë edhe diç: në listën e interpretëve në pllakatën e madhe të këtij filmi emri i Bekimit ishte i nënti, kurse i Ana Mofos i dhjeti. Kjo na habiti. Vërejta në kllapa se renditja është bërë sipas alfabetit (i pari ishte Sharl Aznavur), më qetësoi. Me shpresë se edhe lexuesit se shpejti do të shikojnë këtë film, këtu po e vejmë pikën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje