LAJMI I FUNDIT:

Pas pensionimit të tretë në karrierë nga UFC, nëntë gjërat që pritet të ndodhin me Conor McGregor

Conor McGregor befasoi të gjithë kur deklaroi në mëngjesin e sotëm (e diele) se po pensionohet për herë të tretë brenda katër vitesh nga UFC.

Irlandezi bëri të ditur se më nuk i pëlqen të jetë pjesë e sportit të arteve marciale, derisa kishte mposhtur për 40 sekonda Donald Cerronen në fill të këtij viti.


Por, nëntë gjëra parashihen të ndodhin nga pensionimi i McGregor në muajt e ardhshëm.

Conor McGregor tregon se përse u pensionua për herë të tretë brenda katër vitesh nga UFC
Lexo po ashtu Conor McGregor tregon se përse u pensionua për herë të tretë brenda katër vitesh nga UFC

9) Ai do të kalojë më shumë kohë duke i ndihmuar të tjerët

Edhe pse njihet si një person shumë kontrovers, McGregor ka bërë shumë donacione për spitale dhe persona në nevojë ndër vite.

8) Do të bëjë paraqitje në WWE

Ndër vite është raportuar se irlandezin e dëshiron një paraqitje në WWE, e që një gjë e tillë mund t’i lejohet si në rastin e Tyson Furyt.

p1ea7qc1dt1mu5dfo3q18t21umnd.jpg

7) Ai do të prodhojë më shumë uiski

Tashmë është bërë i njohur edhe uiski i tij “Proper No. Twelve”, pasi në shumë vende të botës ka filluar të jetë prezent.

6) Do të tentojë të bëhet yll i filmit

McGregor ka bërë të ditur më parë se dëshiron të xhirojë një film për karrierën e tij, gjersa në vitin 2017 kishte lëshuar një dokumentar që quhet “The Notorious”.

5) Do të ketë sërish probleme me ligjin

Historia e tij me ligjin është interesante, pasi asnjëherë nuk ka qëndruar në burg, edhe pse në disa raste ishte shpallu fajtor, mirëpo e kishte paguar vetëm me gjobë.

p1ea7qeb9u1ag8t5c15gv1cf144kf.jpg

4) Do të zhvillojë më shumë produktin e tij

Përveç që prodhon uiskin, McGregor do të tentojë të futet edhe në botë e veshjeve dhe të dizajnit, duke lëshuar firmën e tij.

p1ea7qgl6tn0t95boqu1cb218frh.jpg

3) Do të rikthehet sërish në ring

Edhe pse kishte humbur ndaj Floyd Mayweather para disa vitesh, irlandezi ka bërë të ditur se ai do të tentojë që sërish të futet në ring.

2) Do të pushtojë internetin me njoftimin se po rikthehet në MMA

Është hera e tij e tretë që pensionohet nga MMA brenda katër vitesh dhe pritet nga ai që të njoftojë sërish që të rikthehet në sportin e arteve marciale të përziera.

1) Do të luftojë në UFC

Që kur humbi nga Khabib Nurmagomedov, McGregor kishte tentuar të rikthehej në kafazë dhe atë e arriti në fillim të këtij vitit me fitoren prej 40 sekondash ndaj Donald Cerrones, ndërsa kishte shpresuar që në këtë verë të përballej me Justin Gaethje, por ky i fundit luftoi me Tony Fergusonin, duke i marrë kështu titullin e përkohshëm. /Telegrafi/

p1ea7qi7n44npiej10si19b11jf3j.jpg

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori