LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Isha dy herë afër largimit nga Juventusi, ju tregoj për ofertat e Real Madridit dhe Manchester Cityt

Chiellini: Isha dy herë afër largimit nga Juventusi, ju tregoj për ofertat e Real Madridit dhe Manchester Cityt
Giorgio Chiellini te Juventusi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Giorgio Chiellini e ka zbuluar se ka qenë afër largimit nga Juventusi, pasi kishte oferta nga Real Madridi dhe Manchester City gjatë karrierës së tij.

Chiellini ka vazhduar me Juven, duke qene figurë kryesore në skuadër, kur fituan tetë tituj kampioni.

35-vjeçari tregon se ishte afër Real Madridit, por ata në atë kohë preferuan Ricardo Carvalhon, ndërsa interesimi nga City erdhi në kohën kur Roberto Mancini drejtonte atë skuadër.


Giorgio Chiellini (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

“Unë isha afër largimit nga Juventusi në dy raste, në vitin 2010 dhe në vitin 2011”.

“Në rastin e parë isha afër Real Madridit, në rastin e dytë te Manchester City. Unë isha shumë më afër me spanjollët”.

“Agjenti im kishte biseduar me një nga përfaqësuesit e Realit, por Mourinho sapo kishte mbërritur dhe pastaj kishte kërkuar blerjen e bashkatdhetarit të tij, Ricardo Carvalho”.

Giorgio Chiellini (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Në rastin e dytë, takova në drejtues të Manchester Cityt në Milano, por nuk doli asgjë nga ai takim”.

“Te Juventusi ishin të lumtur që më mbajtën. Sapo kishte mbërritur Marotta”, ka shkruar Chiellini në autobiografinë e tij ‘Io, Giorgio’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori