Avokati Popullit, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha institucioneve në vend për nevojën e angazhimit më të thelluar për ndërmarrjen e masave konkrete dhe të nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen nga degradimi i mjedisit në vend, në mënyrë që të respektohet e drejta e qytetarëve për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.
“Në këto ditë të vështira kur i gjithë globi është përballur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 është vënë në pah roli i madh i natyrës dhe shqetësimi i madh mbarë botëror, sa urgjente po aq edhe ekzistenciale. Vendin tonë vazhdojnë ta sfidojnë çështjet e mëdha të ambientit si problemet e ujit, ajrit dhe tokës, menaxhimit të mbeturinave, kontrollimit të zhurmës dhe të gjitha këto probleme mjedisore mbeten pothuajse në fazë të njëjtë për gjatë viteve. Gjithashtu nuk është arritur ndonjë përmirësim në zbatimin e legjislacionit mjedisor, si dhe mbrojtjes së të drejtave mjedisore në gjykatë. Respektimi i së drejtës së publikut për qasje në informata mjedisore dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse lidhur me mjedisin vazhdon të përcillet me paqartësi dhe sfida”, thuhet në njoftimin për media.
Avokati i Popullit ka theksuar, se e drejta për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm është e garantuar me kushtetutën e vendit dhe si e tillë është e renditur ndër vlerat në të cilat bazohet rendi kushtetues, Avokati i Popullit fton institucionet e vendit e veçanërisht Kuvendin e Republikës së Kosovës që të ushtrojë kontrolle efektive lidhur me zbatimin e standardeve dhe legjislacionit mjedisor nga ana e Qeverisë së vendit.
“Thirrje i bëhet edhe organeve të pushtetit gjyqësor që të ofrojnë mbrojtje efektive gjyqësore qytetarëve lidhur me trajtimin e rasteve të inicuara në gjykatë për cenim të të drejtave mjedisore. Kohëve të fundit, Avokati i Popullit ka qenë i angazhuar në trajtimin e çështjeve të mjedisit në vend, duke nxjerrë raporte me rekomandime në shumë fusha lidhur me kufizimin e së drejtës për mjedis të sigurt e të shëndetshëm, si në rastin e mbeturinave me përmbajtje të asbestit, çështja e hidrocentraleve nëpër lumenjtë e vendit dhe shumë çështje tjera”, thuhet në njoftimin për media.
Dita Botërore e Mjedisit festohet me 5 qershor e cila u përcaktua nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1972. Tema e sivjetme është “Festo biodiversitetin” dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe po ashtu një vëmendje do t’i kushtohet edhe rrezikut të zhdukjes së një milion specieve anembanë botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe