LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier mban raundin e fundit të testimeve për COVID-19, zero raste pozitive

Liga Premier mban raundin e fundit të testimeve për COVID-19, zero raste pozitive

Liga Premier ka zbuluar se ka pasur zero rezultate pozitive pas testeve për coronavirus në raundin e fundit të testimit të ligës.

Në testet e 1130 lojtarëve dhe stafit të klubeve, kampionati elitar anglez ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë njeri që testoi pozitivisht për Covid-19.

“Liga Premier sot mund të konfirmojë se ditën e enjte 28 maj dhe të premten 29 maj, 1130 lojtarët dhe stafeve të klubeve u testuan për Covid-19. Nga këta, zero kanë testuar pozitivë”.


Zyrtare: Liga Premier fillon me 17 qershor
Lexo po ashtu Zyrtare: Liga Premier fillon me 17 qershor

“Liga Premier po ofron këtë informacion të grumbulluar për qëllime të integritetit të konkurrencës dhe transparencës”.

“Asnjë detaj specifik për klubet ose individët nuk do të sigurohet nga Liga dhe rezultatet do të bëhen publike pas çdo raundi të provave”, thuhet në deklaratë.

Rezultatet e testit të fundit janë një zhvillim inkurajues pasi kampionati zhvilloi tre raunde të mëparshme të testimit, të cilat prodhuan gjashtë, pastaj dy, pastaj katër rezultate pozitive.

Ndryshe, Liga Premier është pezulluar që nga muaji mars për shkak të pandemisë së coronavirusit, por është planifikuar përkohësisht të rifillojë më 17 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Premier League
Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori