LAJMI I FUNDIT:

Arbër Bytyqi, talenti shqiptar që i la mbresa trajnerit italian

Arbër Bytyqi, talenti shqiptar që i la mbresa trajnerit italian

Arbër Bytyqi, 17 vjeçar është një ndër talentët më premtues që ka Kosova në sportin e futbollit.

Bytyqi në të kaluarën ka qenë pjesë e Lirisë, ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës, ndërsa i ka lënë mbresa edhe trajnerit italian të këtij ekipi, Vincenzo Alberto Annese.

Alberto Annese ka qenë pjesë e Lirisë dhe e ka vërejtur nga afër talentin e Bytyqit. Italiani tha se po punon që Bytyqin ta transferojë në Evropë, pasi sulmuesi ka potencial të jashtëzakonshëm.


“Futbolli në Kosovë është shumë taktik, jam befasuar për të mirë. Kam parë disa futbollistë të mire atje, me disa prej tyre unë jam në kontakt dhe do të tentoj që t’i transferojë jashtë vendit. Njëri nga ta është Arbër Bytyqi, një futbollist jashtëzakonisht i talentuar. Por, ardhja e ‘Covid’ na ndryshoi gjërat, por ne do të punojmë shumë që ta transferojmë atë në një skuadër më të fortë”, deklaroi ditë më parë 35 vjeçari për ‘GazetaSheshi’.

Por kush është Arbër Bytyqi?

Arbër Bytyqi, i lindur me 16.10.2003 ka qenë pjesë e klubit të Lirisë, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe për kombëtaren e Kosovës U-17, si 17 vjeçar.

Ai ishte pjesë e Kosovës U-17 – ku ishte nën urdhëratë e trajnerit Besnik Kollari dhe kishte zhvilluar paraqitje shumë të mira, ku realizoi gol ndaj Latvisë dhe San Marinos.

Bytyqi aktualisht luan në Superioren e Shqipërisë tek klubi i Laçit.

Ai gjithashtu ka zgjedhur edhe kombëtaren e Shqipërisë U-17, ku ka zhvilluar takime ndaj kombëtareve shumë të mëdha si Portugalia, Gjeorgjia e Ukraina.

Pritet që në një të ardhme të afërt Bytyqi të jetë pjesë e një skuadre të madhe evropiane.