LAJMI I FUNDIT:

Rezultojnë pozitivë me coronavirus 12 policë në Prizren

Rezultojnë pozitivë me coronavirus 12 policë në Prizren

Nga 19 raste të reja sa janë konfirmuar sot me coronavirus në Prizren, 12 prej tyre janë polic.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Nga 20 zyrtarët e testuar për COVID-19, mund të ju konfirmoj se 12 nga ta kanë rezultuar pozitiv”, tha ai për Telegrafin.


Edhe 21 raste të reja me coronavirus në Kosovë, të shëruar dhjetë pacientë
Lexo po ashtu Edhe 21 raste të reja me coronavirus në Kosovë, të shëruar dhjetë pacientë

Me rastet e fundit të konfirmuara në Prizren numri i personave të infektuar ka arritur në 121, ndërsa gjithsej në Kosovë janë 1 mijë e 25 persona që janë prekur nga virusi COVID-19. /Telegrafi/