LAJMI I FUNDIT:

Hamza: PDK do të ketë qëndrim konstruktiv në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Hamza: PDK do të ketë qëndrim konstruktiv në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është deklaruar se do të përkrahë çdo iniciativë në Kuvendin e Kosovës, që është në interes të vendit dhe qëndrimi i tyre do të jetë konstruktiv.

Kështu ka thënë për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kur u pyet nëse do të përkrahin procedimin tutje të marrëveshjeve ndërkombëtare financiare që Qeveria në detyrë i ka proceduar në Kuvend për ratifikim.


“Në parim, përkrahim çdo iniciativë që është në interes për vendin dhe për qytetaret dhe kurdo që janë në Kuvend për diskutim qëndrimi i jonë do të jetë konstruktiv”, tha Hamza për Telegrafin.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se nuk ka disponim tek disa grupe parlamentare që këto marrëveshje të procedohen tutje në Kuvend, meqë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen patjetër 2/3 e votave të deputetëve.

“Janë disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat i ka proceduar Qeveria e Kosovës, meqë këto marrëveshje kërkojnë 2/3 e votave, nuk ka disponim që këto marrëveshje të procedohen menjëherë. Ka pas mirëkuptim tek disa, ka një gatishmëri që të paktën disa prej grupeve parlamentare të ulemi e të bisedojmë që të gjejmë një zgjidhje pasi disa prej tyre kanë afat të caktuar brenda të cilit mund të përfitojmë me fonde”, tha Osmani gjatë konferencës për medie pas mbajtjes se mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kosova humbë miliona euro nëse nuk ratifikohen në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare financiare
Lexo po ashtu Kosova humbë miliona euro nëse nuk ratifikohen në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, janë aprovuar gjithsej 17 nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, 10 prej të cilave janë nisma për marrëveshje financiare me vende të ndryshme, ratifikimi i të cilave nuk është bërë ende nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nëse disa prej këtyre marrëveshjeve nuk ratifikohen së shpejti mund të humben miliona euro të ndara nga Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare për Kosovën.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur për Telegrafin se përveç 17 marrëveshjeve ndërkombëtare, janë proceduar në Kuvendin e Kosovës edhe shtatë projektligje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori