LAJMI I FUNDIT:

“La Casa de Papel” në versionin e Përfaqësueses së Kosovës, disa nga lojtarët tregojnë personazhet e preferuar dhe japin vlerësimet për serialin

“La Casa de Papel” në versionin e Përfaqësueses së Kosovës, disa nga lojtarët tregojnë personazhet e preferuar dhe japin vlerësimet për serialin

Seriali “Money Heist” apo më shumë i njohur si “La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuara të të gjitha kohërave në Netflix.

Dhe normalisht nga mania e këtij seriali u prek edhe bota e sportit. Shumë koreografi u inspiruan nga ky serial spanjoll, ndërsa ia vlen të përmendet ajo e Rennais, Olympiacos.


Një koreografi e klubit francez, Rennais

Jo vetëm tifozët e ndoqën këtë serial me shumë emocione, por edhe lojtarët më të mëdhenj nga bota e futbollit, disa nuk hezituan të postojnë fotografi me maskat e famshme.

Jo vetëm lojtarët, edhe tifozët në stadiume dhe rrugë ishin të veshur si personazhet e këtij seriali, disa ekipe prezantuan edhe formacionet startuese duke u inspiruar nga ky serial.

Në sezonin e fundit pjesë e këtij seriali për disa sekonda ishte edhe futbollisti i njohur brazilian, Neymar. Ai luajti rolin e një murgu, ndërsa tha se ishte realizim e një ëndrre.

Shumë lojtarë nga e gjithë bota postuan në rrjetet sociale pjesë duke e shikuar serialin, apo edhe duke ndarë me ndjekësit personazhet e tyre të preferuara.

Me këtë rast edhe Telegrafi vendosi të pyesë disa nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, por edhe të përgatisë disa fotomontazhe të lojtarëve si personazhe të ‘Casa de Papel’.

Po, e kam shikuar. Nga katër sezonet më së shumti më ka pëlqyer i pari, por në përgjithësi them se i vlerësoj me notën dhjetë. Personazhi i preferuar nga ky serial është ‘Tokio’”, ka thënë Edon Zhegrova.

Më ka pëlqyer më të vërtetë shumë. Deri më tani i kam shikuar tri sezonet e para, ndërsa nota me të cilët i vlerësoj është tetë. Rio është personazhi që më pëlqen më së shumti, kjo pasi lufton për dashurinë”, është shprehur Elbasan Rashani.

E kam ndjekur dhe më ka pëlqyer. Nga një deri në dhjetë e vlerësoj me notën nëntë, ndërsa personazhi i preferuar i imi është ‘Profesori’”, ka deklaruar Florent Hadergjonaj.

Gjatë kohës sa ishim të mbyllur e kam shikuar dhe ma ka pëlqyer. Ashtu si shumicës edhe për mua një nga më të pëlqyerit ishte ‘Profesori’. Sezoni i pari për mua është i preferuari, por edhe të tjerët ishin mjaft interesantë. Për mua i gjithë seriali meriton një vlerësim me notën nëntë”, ka theksuar Hekuran Kryeziu.

Aktorja që luan personazhin e Nairobit në "La Casa de Papel" do të quhej Tirana
Lexo po ashtu Aktorja që luan personazhin e Nairobit në "La Casa de Papel" do të quhej Tirana

I kam shikuar të gjithë sezonet, të fundit e kam përfunduar për pak orë brenda ditës. Personazhi më i miri për mua është ‘Profesori’, ndërsa si serial ka vlerësim maksimal nga unë dhe ua preferoj të gjithëve ta shikojnë teksa po qëndrojnë në shtëpi në këtë kohë pandemie”, ka thënë Herolind Shala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori