LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Projekt i ri “Maqedonia pa baltë”

Sugareski: Projekt i ri “Maqedonia pa baltë”

Tenderi i parë për projektin e infrastrukturës së Qeverisë, “Maqedonia pa baltë”, pritet të shpallet deri në fund të majit ose fillimin e muajit tjetër, njoftoi sot Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

“Bëhet fjalë për 15 deri në 20 komuna, sipas projekteve më të gatshme që janë, dhe më pas në një ose dy muaj do të shpallen tenderët e dytë dhe të tretë. Kështu që ne presim që të gjitha aktivitetet të fillojnë muajin tjetër, me shpalljen e tenderëve të parë në mënyrë që të fillojë ndërtimi i rrugicave dhe rrugëve pas përfundimit të tyre”, tha Sugareski.


I pyetur për ndërtimin e një dige në lumin Otinja, e cila është në proces të korrigjimit të vërejtjeve të caktuara nga Instituti për Inxhenjeri, Sugareski tha se askush nuk dëshiron të marrë deklarata jashtë kontekstit, sepse askund në deklaratën e fundit të dhënë në rajonin e Shtipit nuk ka përmendur një rishikim të projektit. Sipas tij, ky është një projekt i Komunës së Shtipit, për të cilin para se të paraqitet kërkesa për marrjen e lejes së ndërtimit, ky dokumentacion duhet të plotësohet.

“Pritjet e mia janë që sa më shpejt që dokumentacioni nga komuna të paraqitet plotësisht, do të rishikohet nëse gjithçka është në rregull dhe atëherë do të lëshohet leja e ndërtimit, dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të sigurojë fonde për ndërtimin e digës së lumit Otinja. Nuk dua të nxirrem jashtë kontekstit askund”, tha Sugareski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori