LAJMI I FUNDIT:

Hargreaves: Liverpoolit i mungon një lojtar si Coutinho

Hargreaves: Liverpoolit i mungon një lojtar si Coutinho

Ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Manchester United, Owen Hargreaves, mund ta shohë Liverpoolin teksa ri-nënshkruan me Philippe Coutinho nga Barcelona.

Coutinho është këtë sezon i huazuar Bayern, por Bavarezët nuk pritet ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes dhe braziliani po lidhet me një rikthim në Ligën Premier.

“Unë e dua lojën e tij, e dua atë si lojtar. Ai padyshim që po kalon pak kohë të vështirë pas largimit nga Liverpool”, ka thënë fillimisht Hargreaves për Mirror.


Philippe Coutinho ka ndryshuar mendim rreth transferimit te Liverpooli
Lexo po ashtu Philippe Coutinho ka ndryshuar mendim rreth transferimit te Liverpooli

“Barcelona nuk funksionoi dhe Bayern nuk ka punuar me të vërtetë, por ka ende shumë kohë për të treguar përsëri potencialin e tij”.

“Do të doja ta shikoja përsëri në Ligën Premier. Ai i bën shumë ekipe më të mira”.

“Ekipet e Ligës Premier janë ndoshta të vetmet me aftësi për ta nënshkruar atë dhe, le të jemi të sinqertë, kur ai ishte këtu ishte si një ëndërr për të parë”.

“Nëse Liverpoolit i mungon një gjë, me siguri është një lojtar me numrin 10. Ka shumë thashetheme edhe për Chelsea, madje edhe United”.

De Boer: Messi është arsyeja pse Coutinho dështoi te Barcelona
Lexo po ashtu De Boer: Messi është arsyeja pse Coutinho dështoi te Barcelona

“Ka shumë ekipe ku nëse isha drejtor sportiv, me siguri emri i tij është në listat e shumë skuadrave për ta marrë dhe për të bërë një ndikim të madh”.

“Çështja është nëse ai e bën atë përsëri si huazim apo është një shitje sepse nuk duket se ai do të qëndrojë në Barcelona”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori