LAJMI I FUNDIT:

De Boer: Messi është arsyeja pse Coutinho dështoi te Barcelona

De Boer: Messi është arsyeja pse Coutinho dështoi te Barcelona

Lionel Messi është arsyeja që Philippe Coutinho ka dështuar te Barcelona sipas ish-mesfushorit të këtij klubi, Ronald de Boer.

Coutinho iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për një shifër që do të arrinte shumën e 160 milionë eurove në vitin 2018.

Por ai nuk e gjeti vetën dhe tashmë është i huazuar te Bayern Munich dhe sipas De Boer ai ka dështuar te Barcelona shkaku i Messit.

“Unë mendoj se Coutinho ishte një lojtar ku gjithçka lidhej me të, çdo top i shkonte atij te Liverpooli”.

“Ai ndoshta mund të bëjë më pak punë, pasi në thelb atë gjë e bën Messi te Barcelona”, ka thënë De Boer për Liverpool Echo .

Sipas holandezit vetëm një lojtar mund të luajë gjithnjë me topin te Barcelona dhe ai është Lionel Messi dhe dy lojtarë me këtë cilësi vështirë të përshtatet në një ekip.

“Unë mendoj se Coutinho është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë nuk përshtatesh dhe mbase me një klub tjetër atij do t’i shkojë më mirë”, ka thënë ai, duke shtuar e nëse nuk arrin të luash për Barcelonën nuk do të thotë që je lojtar i dobët.

Coutinho ka qenë i lidhur me një rikthim në Angli, u së fundmi një kalim te Newcastle United ka bërë bujë të madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori