Nën përkujdesjen e krijuesit Reshat Sahitaj – SH.B. “L’Harmattan” – Paris (Imprimé en France), doli nga shtypi versioni fizik dhe elektronik i përmbledhjes me tregime të dashurisë “Nus vers l’independence”
Botimi i veprës “Nus vers l’independence” (Lakuriq drejt pavarësisë) , është një akt historik për letërsinë shqiptare, sepse për herë të parë lexuesit francez i prezantohemi më 35 tregime të dashurisë të botuara nga Shtëpia Botuese “Le Harmattan” me renome ndërkombëtare.
Është një akt historik sepse për herë të parë në letërsinë shqiptare para botës më krijime artistike dalin 35 autorë të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.
Është një akt historik për faktin se libri botohet në djepin e kulturës botërore në Paris, nga një shtëpi botuese e njohur në Evropë.
Krijuesit shqiptarë janë shumë pak të njohur në skenën ndërkombëtare të letërsisë, për shkakun se që nga rënia e sistemit monist nuk është investuar në përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhë botërore.
Ylli i letërsisë botërore pa asnjë dyshim është dhe do të mbetët Ismail Kadare e që njëherazi është përfaqësuesi më i denjë i letërsisë sonë, përmes të cilit bota e njehë Shqipërinë. Mirëpo nëse letërsia shqiptare do të mbetet vetëm më Kadarenë, lirisht mund të konstatojmë se letërsia jonë ka vdekur.
Ismail Kadare i vuri themelet për njohjen e letërsisë sonë në botë dhe emri i tij është një ndihmesë e madhe për krijuesit e gjeneratave të reja shqiptare që të botohen jashtë , sepse këta kanë bazë të fortë të ndërtuar nga Isamil Kadare, Ali Podrimja, Gani Xhafolli, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Edmond Tupja, e disa të tjerë.
Gjatë dy dekadave të fundit, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, ka bërë përpjekje sistematike për ringjalljen e letërsisë sonë në skenën internacionale dhe brenda kësaj kohe ka arritur të botojë autorët tanë nga shtëpi botuese të njohura, në Francë, Greqi, Belgjikë…
Në vitin 2019 u botuan 12 krijues shqiptarë në antologjinë botërore të rrjetit frankofon dhe dy vepra tjera të dy shkrimtarëve.
Autorët e përfshirë në këtë libër:
Adem Xheladini, Albert Shala, Alma Jaku, Kananasi Karapidou, Alketa Gashi Fazliu, Berat Dakaj, Behare Rexhepi, Bilall M. Maliqi, Biser Mehmeti, Driton Smakaj, Edlira Qefalija Zeka, Flora Peci, Ibrahim Berisha, Isuf Hoxha, Izet Avdyli, Ibrahim Koca, Istref Haxhillari, Asllan Qyqalla, Leonita Fazliu, Luan Xhuli, Mevlyde Mezini-Saraçi, Miranda Lushaj, Hasan Selimi, Prend Buzhala, Remzi Limani, Rozeta Kreste, Sadik Bicaj, Sheqir Podvorica, Shefqet Dinaj, Zyrafete Manaj, Xhelal Ademi, Gjon Gjergjaj-Lyra, Sebahate Sopjani, Viktoria Seferi, Reshat Sahitaj.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak