LAJMI I FUNDIT:

​Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në Mitrovicë

​Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur sot paradite pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima është e moshës 38 vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit.


Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Në anën tjetër, burime të KP-së bëjnë të ditur se viktima është gjetur i varur në litar, dhe deri tani nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.