LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: E mirëseradhur është kthimi i perspektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor

Dimitrov: E mirëseradhur është kthimi i perspektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistë të tij për ‘Politiko’, portalin e Belgjikës, tha se “kthimi i sërishëm i perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është i mirëserardhur”.

“Ne do të ishim më të lumtur nëse përmendej zgjerimi apo kompletimin e Bashkimit Evropian. Megjithatë në fund, Këshilli dha urdhër për nisjen e bisedimeve”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë ditës së djeshme, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Samitin e djeshëm potencuan se rajoni mbetet ‘prioritet absolut’ për Bashkimin Evropian dhe përshëndetën miratimin e metodologjisë së të bisedimeve si dhe nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/