LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndanë 7.4 miliardë euro donacione për luftimin e COVID-19

BE-ja ndanë 7.4 miliardë euro donacione për luftimin e COVID-19

Janë 7.4 miliardë euro që janë premtuar për zbulimin e vaksinës kundër Coronavirusit.

Rreth 40 vende dhe donatorë morën pjesë të hënën në një samit virtual, të organizuar nga Bashkimi Evropian.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se paratë do të ndihmojnë për të nisur një bashkëpunim të paparë global.

Ajo tha se zotimet për donacione tregojnë vlerën e vërtetë të unitetit dhe humanitetit, por paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të duhen shumë më shumë.

Në total, mbi 30 vende, se bashku me agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe institutet kërkimore, bënë donacione.

Donatorët po ashtu përfshijnë këngëtaren amerikane, Madonna, e cila premtoi një milion dollarë, tha von der Leyen.

Komisioni Evropian premtoi 1.1 miliard dollarë, ashtu si edhe Norvegjia.

Brenda BE-së, Gjermania dhuroi 573 milionë dollarë, Franca 545 milionë dollarë dhe Italia 153 milionë dollarë.

Kanadaja, në anën tjetër, premtoi një kontribut prej 850 milionë dollarësh, Arabia Saudite 500 milionë dollarë dhe Britania 482 milionë dollarë.

Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia nuk morën pjesë në konferencë.

Nga paratë që u mblodhën, 4.4 miliardë do të shkojnë për zhvillimin e vaksinës, rreth dy miliardë për kërkimet e trajtimit dhe 1.6 miliard për prodhimin e testeve, tha Bashkimi Evropian.

Numri global i të infektuarve me koronavirus ka kaluar tashmë 3.5 milionë, ndërsa i viktimave është afro 250 mijë. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori