LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump thotë se Suedia “po e paguan shtrenjtë” refuzimin e izolimit të coronavirusit

Donald Trump thotë se Suedia “po e paguan shtrenjtë” refuzimin e izolimit të coronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sot se Suedia “po e paguan shtrenjtë” refuzimin e bllokadës së coronavirusit, megjithëse vendi i tij mban rekordin absolut të infektimeve me më shumë se 1 milion.

Qeveria suedeze mori vendimin e kontestuar të lënies hapur të bareve, restoranteve, kinemave e dyqaneve, megjithë presionin e vendeve të tjera për kufizime drastike.


“Deri sot, 2462 njerëz kanë vdekur atje, shumë më tepër sesa vendet fqinje si Norvegjia (207), Finlanda (206) apo Danimarka (443). SHBA ka marrë vendimin e duhur!”, thuhet në komentin e tij.

Ndërkohë eksperti i emergjencave në OBSH, Dr Mike Ryan, ngriti lart në fillim të javës Suedinë si një “model i ardhshëm” për fazën tjetër të luftës ndaj pandemisë, prej faktit se qytetarët ishin personalisht të ndërgjegjshëm në zbatimin e masave të distancimit.

“Mendoj se ka një perceptim se Suedia ka lejuar përhapjen e coronavirusit me masat e lehta që ka marrë, por kjo është shumë larg të vërtetës”.

Suedia ka nxitur qytetarët të mbajnë përgjegjësi personale për ndjekjen e rregullave të distancimit, ndërsa qeveria ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 50 njerëz dhe ka mbyllur universitetet. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Kalo në kategori