LAJMI I FUNDIT:

Zhegrova flet për ëndrrën e tij të madhe: E dua Kosovën në Evropian, i kam ftuar lojtarët e rinj të Baselit të na bashkohen

Zhegrova flet për ëndrrën e tij të madhe: E dua Kosovën në Evropian, i kam ftuar lojtarët e rinj të Baselit të na bashkohen

Edon Zhegrova ëndërron që ta kualifikoj Kombëtaren e Kosovës në kampionatin evropian.

Sulmuesi prishtinas këtë ëndërr shpreson që ta bëjë realitet brenda këtij viti ku Kosova ndodhet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, Divizioni D.


Dardanët do të përballen me Maqedoninë në gjysmëfinale, ndërsa takimi tjetër është mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

“Kemi bërë ndeshje shumë të mira në kualifikimet për Euro 2020, por në fund nuk ia dolëm të kualifikohemi pasi na mungoi pak fati”, deklaroi Zhegrova.

“Ëndrra ime e madhe është që ta kualifikoj Kosovën në një kampionat evropian dhe shpresoj që brenda këtij viti ta bëjmë realitet këtë ëndërr të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Zhegrova për Telegrafin.

21-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje me Kosovën, duke shënuar edhe dy gola.

“Kam luajtur ndeshje të mira shumë, por shpresoj që të luaj më shumë me klubin që të jem në formë, pastaj trajneri vendos”.

“Qëllimi im është që gjithmonë ta ndihmojë Kosovën dhe shpresoj që të kaloj shifrën 100 ndeshjeve me Kombëtaren”, u shpreh Zhegrova.

Zhegrova momentalisht aktivizohet te Baseli, ku aktivizohen edhe futbollistë të tjerë shqiptarë të talentuar.

Prishtinasi ka thënë se i ka bërë thirrje futbollistëve të ri të Baselit që të zgjedhin Kosovën.

“Te Baseli por edhe në Zvicër ka shumë lojtarë të talentuar. Kam biseduar me ta dhe i kam kërkuar që ta zgjedhin Kosovën”.

“Normalisht ju kam sugjeruar që të bisedojnë me familjet e tyre, por nëse ia do zemra do të ishte mirë të vinin te Kosova”, tha për Telegrafin, Edon Zhegrova.

Orges Bunjaku, Kemal Ademi, Tician Tushi, Jozef Pukaj, Elis Isufi, Landrit Ejupi apo Lirik Vishi janë disa nga lojtarët e Baselit të cilët ende nuk luajnë për ndonjërën nga Kombëtaret A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori