LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ në Ditën Botërore të Tokës: Të japim kontributin tonë ndaj mjedisit

KRU ‘Hidrodrini’ në Ditën Botërore të Tokës: Të japim kontributin tonë ndaj mjedisit

Me rastin e Ditës Botërore e Tokës, Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, apelon që të ruhet konsumi i ujit të pijshëm.

Sipas kompanisë, qytetarët duhet të japin kontributin ndaj mjedisit.


Njoftimi i plotë

Në këtë ditë të veçantë popullata, globalisht i shprehë mirënjohjen planetit Tokë.

Në këtë mes, edhe uji si burim që vie nga toka, është po aq i rëndësishëm dhe ka rol jetik, andaj meriton trajtim.

Meqë 22 Prilli konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive, këtë vit fatkeqësisht si asnjëherë më parë që nga viti 1970 kur 22 Prilli u shënua dhe kremtua për herë të parë si Dita e Tokës, kjo datë edhe Kosovën e gjen nën masa pandemike globale të COVID-19!

Andaj, mesazhi dhe urimi i sotëm me rastin e kësaj date, nga KRU “Hidordrini” në Pejë, vie bashkë me apelin për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit si dhe për të demonstruar masat e mbrojtjes së mjedisit, ku bënë pjesë edhe uji, si e mirë e jashtëzakonshme, dhuratë nga Zoti.

Thirrja që Kompania jonë e ndanë sot bashkë me ju, është me kërkesën që në këtë kohë pandemie, të japim kontributin tonë ndaj mjedisit, duke e ruajtur dhe përdorur ujin racionalisht.

Uji, sot na duhet më tepër se kurrë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, edhe njëherë zotohet, që sikur deri më sot, me të gjitha kapacitetet furnizuese, teknologjike, humane e njerëzore, të mbajë të furnizuar 24 orë konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë. Jemi në kohë, kur higjiena personale, familjare, kolektive dhe e përgjithshme na duhet më shumë se kurrë në mënyrë që të tejkalojmë sa më shpejt këtë virus të panjohur për shkencën, i cili e ka kapluar rruzullin tokësorë. Panikë Jo! Kujdes Po! /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori