LAJMI I FUNDIT:

La Gazzetta dello Sport: Napoli të mos merakoset për mbrojtjen, tani ka xhokerin Amir Rrahmani

La Gazzetta dello Sport: Napoli të mos merakoset për mbrojtjen, tani ka xhokerin Amir Rrahmani

Kalimi i Amir Rrahmanit te Napoli nga Verona ëhstë pritur me bujë nga mediat italiane.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Rrahmani, tashmë është kthyer në temë nga gazeta e njohur italiane, La Gazzetta dello Sport, që të martën ka publikuar një shkrim analizë për lojtarin.


“Me xhokerin Rrahmani, mbrojtja e Napolit nuk do të ketë hapësira”, ka shkruar La Gazzetta dello Sport për lojtarin tonë që vazhdon të mbetet në huazim te Verona.

 

La Gazzetta dello Sport shkruan se Rrahmani te Verona luan si njëri prej tre mbrojtësve, por gjatë karrierës ka luajtur edhe në mbrojtje me katër lojtarë, madje edhe në krah, kur ishte te Dinamo Zagreb. Për këtë Rrahmani mund të përdoret nga Napoli për pozita të ndryshme.

“Ai do të jetë i gjithanshëm para portës së Napolit. Do të jetë lojtari për njëmijë përdorime dhe për çdo emergjencë. Rrahmani ka luajtur në çdo pozitë në mbrojtje, pos si portier jo. Mund të zëvendësojë shumë lojtarë të Napolit”, ka shkruar gazeta italiane, duke përmendur emra si Elseid Hysaj, Fazhi Ghoulam dhe Kalidou Koulibaly.

Rrahmani nga sezoni i ardhshëm do të duhet të luftojë për një pozitë te Napoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori