LAJMI I FUNDIT:

ATK: Po pranojmë shumë kërkesa për t’u pajisur me certifikatën e lëvizjes, kemi mbingarkesë në sistemin EDI

ATK: Po pranojmë shumë kërkesa për t’u pajisur me certifikatën e lëvizjes, kemi mbingarkesë në sistemin EDI

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit se sistemi EDI është duke funksionuar, mirëpo për arsyeje të mbingarkesës për t’u pajisur me certifikata të të punësuarve po shfaqen pengesa.

Sipas ATK-së, vetëm brenda tre minutave në EDI janë mbi 5 minë kërkesa.

“ATK kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve, në mënyrë që secili nga ju të ketë mundësin, që në kohë reale të nxjerr certifikatën e të punësuarve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë 226/IV/2020, datë 14.04.2020, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës”, njofton ATK.


Raportimi i qytetarëve se nuk kanë mundur të kyçen në EDI të ATK-së

Më herët qytetarë të shumtë kanë raportuar në Telegrafi, se nuk po munden të kyçen në EDI për t’u pajisur me certifikatën e lëvizjes.

ATK tregon detajet se si bizneset duhet t'i pajisin punëtorët me certifikatën e lëvizjes
Lexo po ashtu ATK tregon detajet se si bizneset duhet t'i pajisin punëtorët me certifikatën e lëvizjes

Po ashtu, ATK thotë se, shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes EDI-të do t’ju mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilët janë të regjistruara në Agjitacionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe kodin e veprimtarisë primar ose sekondar e kanë të lejuar sipas MEPTINIS. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori