LAJMI I FUNDIT:

ATK tregon detajet se si bizneset duhet t’i pajisin punëtorët me certifikatën e lëvizjes

ATK tregon detajet se si bizneset duhet t’i pajisin punëtorët me certifikatën e lëvizjes

Referuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se të gjitha bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës) sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), përmes sistemit elektronik EDI mund të pajisen me certifikatën e të punësuarit.

ATK thotë se, shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes EDI-të do t’ju mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilët janë të regjistruara në Agjitacionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe kodin e veprimtarisë primar ose sekondar e kanë të lejuar sipas MEPTINIS.

“Dokumenti ‘Certifikatë e të punësuarit’ mund të shkarkohet përmes sistemit elektronik EDI, në menynë ‘Shërbimet’, nën-menynë ‘Certifikatë e të punësuarit’. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës. Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe si e tillë bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe ate vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Për më tepër, ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e kodeve të cilat janë të lejuara nga MEPTINIS. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori