LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli heq dorë nga Sancho, tani synohet transferimi i Milot Rashicës

Liverpooli heq dorë nga Sancho, tani synohet transferimi i Milot Rashicës

Liverpooli ka hequr dorë për ta transferuar talentin e madh anglez Jadon Sancho.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë Sanchon, por klubi nuk është i gatshëm të shpenzojë 130 milionë euro për të.


Kësisoj Liverpool ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i anglezit këtë edicion në Anfield.

Mediat angleze kanë raportuar se Klopp tani po shikon alternativa të tjera për repartin ofensivë, me Milot Rashicën që mbetet njëri nga objektivët kryesorë.

https://www.instagram.com/p/B-hMPAQF7Fr/

Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë Rashicën dhe synon që ta ketë atë në skuadër në vend të Xherdan Shaqirit i cili pritet të largohet në verë.

Reprezentuesi kosovar ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurove nga Werderi, shumë që nuk përbën fare problem për The Reds.

Megjithatë kampionët në fuqi të Evropës duhet të nxitojnë për të nënshkruar me Milotin, pasi gara e skuadrave që e kërkojnë atë është e madhe.

Napoli, Southampton, Crystal Palace, Borussia Dortmund e Benfica janë vetëm disa nga ekipet që kanë shprehur interesim për anësorin nga Vushtrria.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 24 takime me Werderin ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A
Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Pep Guardiola tregon fajtorin për humbjen ndaj Manchester United në finale të FA Cup

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Premier League
Kalo në kategori