LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për maturën shtetërore në Maqedoni, në fund të muajit

Vendimi për maturën shtetërore në Maqedoni, në fund të muajit

Ministri i Arsimit Arbër Ademi ka kërkuar mendimin e institucioneve bashkëpunëtore në lidhje me shfuqizimin eventual të maturës shtetërore. Në shqyrtim janë edhe alternativa të tjera, për të cilat ministri Ademi për “Alsat” thotë se do të merret një vendim në fund të prillit ose në fillim të majit.

“Gjatë kësaj jave kam kërkuar edhe mendim nga partnerët tanë, OECD-ja përmes UNICEF-it, se çka mendojnë edhe ata për shfuqizimin eventual të maturës shtetërore për këtë vit shkollor. Cilin do vendim që do ta ndërmarrim, të njëjtin do ta bazojmë në analiza të thelluara dhe në mendime nga institucionet tjera relevante dhe kredibile me të cilat bashkëpunojmë një kohë të gjatë”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.


Edhe pse anon për këtë, Ademi tha se gjitsej po diskutohen katër opsione rreth realizimit ose zëvendësimit të maturës shtetërore për këtë vit shkollor.

“Ka më tepër opsione. Opsioni për prolongim, në vend të organizohet në qershor të organizohet në korrik matura shtetërore. Opsioni I dytë është, nëse organizohet në korrik të përjashtohen pyetjet që kanë të bëjnë më vitin e fundit të studimeve të shkollimit. Opsioni I tretë, tërësisht shfuqizim I maturës shtetërore për këtë vit, vetëm për këtë vit shkollor. Nëse shfuqizohet tërësisht parashikohet mundësia e mbajtjes së provimeve kualifikuese vetëm për ato fakultete ku ekziston konkurrencë”, theksoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Matura shtetërore, përveç asaj që paraqet vlerësim përfundimtar në arsimin e mesëm ka për qëllim të shërbejë edhe për seleksionimin e kandidatëve për regjistrim në arsimin e lartë. Ajo mbahet sipas programeve të posaçme të provimit të cilat bazohen në programet arsimore për lëndët përkatëse të cilat janë të përfshira në listën për maturë shtetërore. Matura shtetërore përfshin: pjesën obligative, pjesën zgjedhore dhe detyrën projektuese. Zakonisht, matura shtetërore mbahet në fillim të muajit qershor./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori