Rahovecasi dyshohet se vrau vëllain për 35 mijë franga që i kishte sjell nga Zvicra – ia dogji trupin për t’i humbur gjurmët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bërnjak të Rahovecit, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri e më pas ka djegur vëllain e tij.
Rasti dyshohet se ka ndodhur për shkak të disa parave që viktima kishte sjell nga Zvicra.
Fillimisht viktima ishte shpallur i zhdukur me 27 mars, në stacionin policor ne Rahovec.
Bashkëshortja e 64 vjeçarit, kishte raportuar në polici për zhdukjen e tij.
Rasti ishte iniciuar në stacionin policor në Rahovec ndërsa për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me datë 13.03.2020.
Pas një pune intensive operative hetimore hetuesit rajonal në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e çështjes kanë arritur të ndriçojnë rrethanat e rastit.
Policia ka identifikuar personin e dyshuar G . K, i lindur në vitin 1961, si kryes i mundshëm i veprës penale ,,Vrasje e rëndë”.
Ndërkaq sot është arrestuar personi në fjalë i cili është familjar i viktimës (Vëllai i tij).
Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta ka thënë se 35 mijë franga e 8 mijë euro policia i ka gjetur policia gjatë bastisjes, e të cilat dyshohet se janë të viktimës.
Sipas policisë, trupi i pajetë dyshohet se është djegur nga i dyshuari, policia ka gjetur vetëm disa mbetje në vendin e ngjarjes.
“Dyshohet se vrasja është kryer për motive me qëllim përfitimin. Viktima ka pasur me vete një shumë të parave, dyshohet se i dyshuari ka qenë në dijeni për ato të holla dhe ky është motivi. Gjatë bastisjes, policia ka gjetur rreth 35 mijë franga dhe 8 mijë euro, që dyshohet se janë të viktimës. Trupi i pajetë pas vrasjes dyshohet se është djegur në oborrin e shtëpisë se të dyshuarit”, ka deklaruar Graishta.
Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave të cilat dyshohet se i dyshuari i ka përvetësuar nga viktima pas kryerjes së veprës, po ashtu nga i dyshuari janë konfiskuar edhe dy armë të mbajtura pa leje dhe municion të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Personi i arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City