LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Do të krijohet fond për turizmin, pasi të përfundojë kriza me coronavirusin

Bekteshi: Do të krijohet fond për turizmin, pasi të përfundojë kriza me coronavirusin

Shteti ditëve në vijim do të formojë Fond për turizëm i cili do të punojë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe do të ketë mbi dy milionë euro në dispozicion që t’u del në ndihmë hotelierëve dhe Agjencive turistike për tejkalimin e problemeve që i shkakton koronavirusi në këtë sektor, ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kjo, sipas tij do të bëhet përmes subvencionimit të drejtpërdrejtë pasi të përfundojë kriza.


“Kriza do të tejkalohet, ndërsa ne nuk do t’i lëmë të punësuarit në rrugë. Shteti do t’u del në ndihmë. Si biznesmenë dhe si shtet duhet të punojmë shumë që të ruajmë vendet e punës në shtet në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo do të jetë mirë për shtetin, por edhe për punëdhënësit ku pasi të përfundojë kriza ata përsëri duhet të punojnë me njerëzit e njëjtë”, ka thënë Bekteshi.

Tashmë, siç shtoi, përcaktuam 5.7 milionë euro për kredi pa interes, derisa në mënyrë shtesë janë siguruar edhe tetë milionë euro ku së shpejti do të publikohet thirrje publike.

“Veçmë kemi mbi 700 aplikues ku më së shumti janë nga sektori hotelierik për kredi pa interes. Deri tani janë miratuar 1.2 milionë euro që t’u dalim në ndihmë kompanive të cilat janë më të goditura nga kriza. Kjo tregon se kompanitë janë të interesuar për këtë masë”, thekson mes tjerash Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori