LAJMI I FUNDIT:

Rama: Paketa ndihmëse mund të zgjerohet pas 15 prillit, bizneset të marrin kredi për pagat e punëtorëve

Rama: Paketa ndihmëse mund të zgjerohet pas 15 prillit, bizneset të marrin kredi për pagat e punëtorëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e la të hapur sot zgjerimin e paketës së ndihmës së qeverisë, por kjo nuk do të ndodhë përpara 15 prillit.

Ai tha se ndërmarrjet të cilat kanë vështirësi për të paguar punënjësit, mund të drejtohen për kredi nëpër banka.


“E di  mirë që shumë punonjësve po u shkurtohet puna dhe plot sipërmarrës u thonë “s’kam çfarë bëj, ik në shtëpi”. Shumë gjinkalla thonë se duhet të shkojmë përtej garancisë sovrane. Mbase do të na duhet të shkojmë por jo sot dhe jo symbyllur. Së pari do analizojmë gjatë 10 ditëve të ardhshme sjelljen e kompanive në raport me instrumentin që u kemi vënë në dispozicion. Nuk e dimë sa do të zgjasë kjo luftë. E kemi të qartë se edhe një  vit po të zgjasë, kategorive që do tu derdhim në llogari paratë gjatë këtyre 10 ditëve do tua derdhin deri në fund të luftës pavarësisht kohëzgjatjes së saj. Përfituesit e mundshëm nga zgjerimi i paketës mbështetëse do ti përcaktojmë jo më parë se 15 prilli sepse do të shohim të dhënat nga fronti i luftës. Deri atëherë sipërmarrjet në pamundësi për të paguar punonjësit do të duhet tu drejtohen bankave për kredi”, tha Rama.

Rama po ashtu shtoi se në takim me bankat kanë marrë garancinë që instrumenti financiar i garancisë sovrane të qeverisë 100 milion dollarë në dispozicion të kompanive për të paguar punonjësit që nuk shkojnë dot në punë do të funksionojë menjëherë.

“Kemi bërë sot një takim me bankat dhe kemi marrë garancinë se instrumenti financiar i garancisë sovrane të qeverisë 100 mln dollarë në dispozicion të kompanive për të paguar punonjësit që nuk shkojnë dot në punë do të funksionojë menjëherë. Edhe shtyrja e kësteve të kredive për tre muaj do bëhet si kemi urdhëruar me Guvernatorin e BSH. E di që ka pasur probleme me bankat ndaj po e theksoj. Duke u lutur për durim dhe besim se ne jemi zgjuar dhe kur ju shkoni të flini pas ditës së gjatë të rezistencës”, u shpreh Rama.

Rama tha se qeveria po punon intensivisht për të siguruar dhe financime nga jashtë vendit.

“Është Lufta e Tretë Botërore dhe kanalet e finacimit përmes bankave të huaja apo institucioneve të tjera financiare nuk janë zgjeruar por janë shumë më të ngushta nga sa ishin para shpërthimit të luftës. Të gjithë po shohin shtëpinë e tyre. Taksiratet e vendeve të mëdha janë edhe më të mëdha se taksiratet tona. Ne jemi mësuar me pak. Do bëjmë si do bëjmë dhe do dalim më të mirë dhe më të fortë në fund. Përtej miliardave që jepen në lajme shumëkujt që është mësuar me me shumë do ti duhet të kënaqet me shumë më pak. Jam opimist se do ti sigurojmë dhe finacimet shtesë për të qenë më pak të shtrënguar edhe në periudhën më pas të zgjerimit të paketës duke u siguruar se kohëzgjatja sado e madhe nuk do të na gjejë të papërgatitur”, tha Rama./OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori