LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ne jemi për formimin e një qeverie të re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se janë për formimin e një qeverie të re.

“Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues në 2014. Kjo qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohet në luftën kundër virusit corona, i cili po zgjerohet edhe në vendin tonë sikurse në vendet tjera”, tha Mustafa.


I pyetur se a është biseduar për emra në këtë takim, Mustafa ka shtuar se nuk ka pasur bisedime për këtë gjë.

“Sot nuk kemi biseduar për emra por vetëm për vullnetin politik, besoj që presidenti do t’i ndjekë të gjitha procedurat që i ka paraparë Kushtetuta sepse ne në asnjë rast si LDK nuk do të hyjmë në ndonjë proces për të cilin nuk dot kemi besim të plotë që është proces kushtetues”, tha Mustafa.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila tha se vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes janë antikushtetuese, Mustafa tha se Qeveria në detyrë duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve.

“Të gjithë kemi bërë vërejtje se një vendim të tillë nuk duhet ta sjellë Qeveria por deputetët e Kuvendit. Qeveria duhet ti kërkojë falje qytetarëve që u ka sjellë atyre kufizime jokushtetuese”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori