LAJMI I FUNDIT:

Igli Tare: Ky sezon duhet të vazhdojë, ndryshe rrezikojmë kolaps në futboll

Igli Tare: Ky sezon duhet të vazhdojë, ndryshe rrezikojmë kolaps në futboll

Igli Tare ka thënë se ky sezon i Serie A-s duhet të vazhdojë përkundër gjendjes aktuale nga coronavirusi, por edhe për t’i respektuar viktimat.

Italia vazhdon të jetë e mbyllur nga pandemia botërore, mirëpo numri i personave të prekur dhe atyre që po ndërrojnë jetë ka filluar të bije.


Drejtori sportiv i Lazios ka thënë se ky edicion duhet të vazhdojë dhe të mbyllen të gjitha takimet e mbetura.

Tare: Lojtarët e Lazios duhet të mendojnë për ulje page
Lexo po ashtu Tare: Lojtarët e Lazios duhet të mendojnë për ulje page

“Është ende herët për të folur, por numri i të prekurve po bie ndjeshëm. Unë dua që sezoni të shkojë deri në fund, edhe në respekt të atyre që humbën jetën, por edhe të të gjithë tifozëve italianë”, ka thënë Tare në një intervistë për Sport1.

“Jam tërësisht kundër anulimit të sezonit, pasi kështu do të rrezikohej kolapsi i sistemit të futbollit, duke qenë se shumë klube përballojnë shpenzimet në bazë të të ardhurave nga e drejta televizive”.

Igli Tare: Besoj se Euro 2020 do të shtyhet, t’i jepet përparësi ligave
Lexo po ashtu Igli Tare: Besoj se Euro 2020 do të shtyhet, t’i jepet përparësi ligave

“Është një situatë nga e cila duam të gjithë të dalim sa më shpejt dhe t’i rikthehemi normalitetit. Lojtarët mezi presin të rinisin stërvitjen, ndonëse do t’ju duhet të gjejnë formën më të mirë brenda një kohe te shkurtër”, u shpreh më tej ai.

Ende nuk është bërë e ditur se kur mund të rifillojë ky sezon, mirëpo mendimet janë që të përjashtohet dhe në gusht të fillohet me kampionat të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori