LAJMI I FUNDIT:

Milik largohet, Muriqi shihet si pasardhës i tij te Napoli

Milik largohet, Muriqi shihet si pasardhës i tij te Napoli

Napolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi që aktualisht luan te Fenerbahce.

Kjo pasi Arkadiusz Milik, duket çdo ditë e më larg Napolit.

Muriqi po shkëlqente me tij Fenerbahcen në Superligën Turke, ku ka shënuar 13 gola deri tani kur është pezulluar kampionati shkaku i coronavirusit,


Me formën e tij ai të marrë vëmendjen e shumë ekipeve të rëndësishme evropiane.

Napoli do t’i bashkohet listës se klubeve si Tottenhemi, Manchester United, Leicester City, Lazio dhe Eintracht Frankfurtit, që kanë shfaqur interesim për shtatlartin.

Vlera e lojtari llogaritet diku rreth 20 milionë euro, por me paratë që do të shitet polaku Milik, kjo shifër nuk do të jetë problem.

Fenerbahce dhe Napoli kanë marrëdhënie të mira pasi së fundmi Elif Elmas ka kaluar në Itali nga klubi turk. /Telegrafi.